Dramë e jashtëzakonshme në derbin e qytetit Italian

Me një rikthim fantastik, Interi e ka fituar derbin lokal ndaj Milanit (4-2), në atë që njihet si si Derby della Madonnina, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.
Rossonerët e patën iniciativën në pjesën e parë duke e kërkuar vazhdimisht golin, ndërsa një mundësi të artë për të shënuar e pati Hakan Çalhanoglu, i cili e goditi shtyllën.


Pas përpjekjeve të vazhdueshme, kuqezinjtë ia arritën qëllimit. Zlatan Ibrahimovic asistoi me kokë drejt Ante Rebicit, i cili e futi në rrjetë (40’).
Edhe pas zhbllokimit të rezultatit, kuqezinjtë vazhduan të tregoheshin të rrezikshëm dhe ia dolën ta realizonin edhe golin e dytë.

Një tjetër Inter u shfaq në pjesën e dytë. Nerazzurrët i shënuan dy gola të shpejtë dhe në këtë mënyrë e barazuan rezultatin ndaj Rossonerëve.
Një top i devijuar shkoi në drejtim të Marcelo Brozovic, i cili goditi me vole dhe shënoi një gol të bukur (51’). Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i zikaltërve. Matias Vecino u tregua i vëmendshëm në zonë duke  e barazuar rezultatin (53’).

Në vazhdim u përmbys rezultatin. Pas një harkimi nga këndi, Stefan de Vrij reagoi në mënyrën më të mirë duke shënuar me kokë golin e epërsisë (70’).
Rastet nuk munguan edhe në vazhdim të ndeshjes, ndërsa Christian Eriksen e goditi shtyllën transversale nga gjuajtja e lirë. Nuk mungoi edhe një shtyllë nga Ibrahimovic në minutat shtesë.
Dhe gjithçka u vulos me golin e Romelu Lukakut në minutat shtesë (90’+3) për ta mbyllur këtë derbi të mrekullueshëm.
Kjo fitore e barazon Interin me pikë me kampionin e Italisë, Juventus (nga 54), ndërsa deri në fund të kampionatit do të shohim një rivalitet të vazhdueshëm. Milani është i teti në tabelë me 32 pikë. Raporton/S/Sport-Arena


Comments

Popular posts from this blog

UCL: Ferencvaros vs Fc Barcelona LIVE.